Telegrafi

Arsenali merr kreun

Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates Stadium ka përfunduar me rezultat 4-2 në favor të ekipit vendas.

Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, me anë të Gary Cahill (7’) dhe Matthew Taylor nga penalltia (28’).

Në fund të pjesës së parë (43’), Tomas Rosicky ngushtoi epërsinë në 2-1, me të cilën skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë të lojës, Arsenali shënoi edhe tre gola të tjerë, më anë të Cesc Fabregas (52’), Thomas Vermaelen (65’) dhe Andrei Arshavin (85’), për ta fituar ndeshjen dhe për t’u barazuar me pikë me Chelsean në krye të tabelës. /Telegrafi/