Arsenali ka fituar 2-0 ndaj Newcastle United në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, shanset për të dyja skuadrat nuk munguan, por u mungoi konkretizimi.
Në 45 minutat e dytë ishte një tjetër pamje, me The Gunners që arritën të shënonin dy herë.
😍 It's SAKA with the opener!!!
🔴 COME ON YOU GUNNERS#ARSNEW
🔴 1-0 ⚫️ (56)
— Arsenal (@Arsenal) November 27, 2021
Ishte minuta e 56-të, kur Bukayo Saka u asistua nga Nuno Tavares, për të kaluar Arsenalin në epërsi.
Kaluan vetëm dhjetë minuta nga goli i parë dhe vendasit shënuan edhe të dytin, tani me anë të Gabriel Martinellit, me Takehiro Tomiyasun që ishte asistuesit.
😱 WHAT A FINISH GABI!
⚽️ Martinelli with the second!#ARSNEW
🔴 2-0 ⚫️ (66)
— Arsenal (@Arsenal) November 27, 2021
Deri në fund, Arsenali mund të shënonte së paku edhe një herë, por që ia doli të merrte fitore komode.
Pas javës së 13-të, Arsenali gjendet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të kenë punë me Manchester Unitedin. /Telegrafi/