Arsenali ka shënuar fitore ndaj Norwich Cityt me rezultat të ngushtë 1-0 në kuadër të javës së katërt të Ligës Premier.
Pjesa e parë ishte e vakët me pak raste, ku Kenny McLean rrezikoi për mysafirët, ndërsa Pierre Emeryck Aubamenayg për vendasit, por pa sukses.
Në pjesën e dytë Arsenali u mundua më shumë dhe pas dy rasteve të mira me Nicolas Pepen, gjeti golin.
Ishte Aubameynag që në minutën e 66-të shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ifast222/status/1436713702120624132
Milot Rashica u fut në lojë në minutën e 69-të, pa arritur të shkruhet në listën e shënuesve, apo asistuesve.
Arsenali merr tri pikët e para, ndërsa Norwich është ende pa pikë. /Telegrafi/