Arsenali ka fituar 2-0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Pas 14 minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me një super gol nga Martin Odegaard, ndërsa Jorginho ishte në rolin e asistuesit.
Gabriel Martinelli (21’) mund ta kishte dyfishuar epërsinë, mirëpo goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e majtë.
21' Two important stops from Nick Pope.
He first denies Martinelli from close range before tipping Ødegaard's effort past the post.
— Newcastle United FC (@NUFC) May 7, 2023
Në minutën e 45+7-të, Nick Pope ia mohoi golin e dytë Odegaardit, duke bërë një pritje fantastike.
Në pjesën e dytë, Magpies startuan më mirë, duke rrezikuar nëpërmjet Alexander Isak (49’), por që nuk goditi saktë.
Rast tjetër të mirë lëshoi sërish Martinelli, tani në minutën e 52-të, me gjuajtjen e tij që shkoi mbi portë.
😫 SO CLOSE
🎯 Martinelli makes his way into the box but sees his curling effort clip the top of the crossbar
⚫️ 0-1 🔴 (52) pic.twitter.com/MNNh2ZmTc3
— Arsenal (@Arsenal) May 7, 2023
Në minutën e 72-të, Newcastle United ishte i pafat, pasi Fabian Schar shënoi auto-gol, duke çuar epërsinë e mysafirëve në 2-0.
Me këtë fitore, Arsenali është në vendin e dytë me 81 pikë, një më pak se lideri Man City, që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 36-të do të takohen me Brightonin. /Telegrafi/