Arsenali nuk ka arritur të jetë konkurrent për titullin e kampionit këtë edicion në Ligën Premier.
Por Topçinjtë po duan të ndërtojnë një ekip konkurrues për edicionin e ri dhe për këtë po duan ta përforcojnë skuadrën.
Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey është objektivi i londinezëve për repartin e mesfushës.
Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Unai Emery ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimit e Partey në verë.
Ganezi ka një kontratë afatgjate deri në vitin 2023 me Atleticon, por që mund të lihet i lirë nëse paguhen për të 60 milionë euro.
Gjithsesi për të arritur deri te lojtari, Arsenali duhet ta mposhtë konkurrencën e Interit që gjithashtu janë të interesuar për ganezin.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/