Telegrafi

Arsenali mban gjallë shpresat për gjysmëfinale

Në pjesën e parë Barcelona ishte skuadër dominuese, mirëpo përkundër rasteve të shumta, nuk arriti të realizonte gol.

Me të filluar pjesa e dytë (46’), njeriu që dështoi disa herë në pjesën e parë, Zlatan Ibrahimovic, shënoi për epërsinë e mysafirëve.

I njëjti lojtar dyfishoi rezultatin pas një super-asistimi të Xavi Hernandez (59’).

Atëherë kur mendohej se Barcelona do ta fitojë ndeshjen, në skenë u shfaq Theo Ëalcott, i cili vetëm katër minuta pasi u inkuadrua në ndeshje ngushtoi rezultatin në 2-1 (69’).

Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes u akordua penallti në favor të vendasve, pas një ndërhyrjeje të Carles Puyol, i cili u përjashtua me karton të kuq.

Nga njëmbëdhjetëmetërshi i pagabueshëm ishte Cesc Fabregas (85’), i cili do të mungojë në ndeshjen kthyese në Camp Nou për shkak të kartonëve të verdhë.

Ky barazim i jep pakëz shpresë Arsenalit, por njëherit e favorizon Barcelonën për të vazhduar tutje, duke llogaritur se luan para tifozëve të vet dhe ka realizuar dy herë në terren mysafir. /Telegrafi/