Arsenali po tregohet serioz në pretendimet për kreun e tabelës pasi viktimizoi të hënën mbrëma në Emirates skuadrën e Leicesterit me rezultat 3-1.
Emirates i stërmbushur me entuziazëm ishte spektakolar për ndeshjen ndaj Leiesterit, ku tifozët kërkuan të ndihmojnë skuadrën që të vazhdojnë formën më të mirë prej kohësh.
Arsenali përkundër dominimit, tifozëve ua ktheu kohën e hidhur kur Bellerin ishte fatkeq duke shënuar në portën e tij për t’i dhënë epërsinë Leicesterit (31’).
Mesut Ozil is fire! 🔥 🔥 🔥 🔥#ARSLEI
Nice team goal from Arsenal https://t.co/xKsqrOPcfF
— . (@KobzTunde) October 22, 2018
Vendasit furishëm u hodhën në sulm për të kërkuar golin e barazimit dhe krejt në fund të pjesës së parë Bellerin përmirësoi gabimin duke shërbyer Mesut Ozilin për 2-1 dhe epërsinë e vendasve.
Në pjeën e dytë edhe një shtytje tjetër e madhe u prit nga Arsenali dhe ajo rezultoi me sukses.
Në minutën e 63-të sërish Bellerin asistoi, duke shërbyer Pierre Emerick Aubameyang për 2-1 (63).
https://twitter.com/goalstv3/status/1054468346664620032
Vetëm tri minuta më vonë Aubameyang shënoi golin e tij të dytë, tash duke u ndihmuar nga Mesut Ozil pas një super aksioni mjeshtëror për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.
https://twitter.com/MesutOzilClass/status/1054473754703773701
Është kjo fitorja e shtatë rresht në Ligën Premier për Arsenalin dhe e 10-ta në të gjitha garat – gjë që vërteton formën fantastike të klubit londinez nën drejtimin e Unai Emery.
Në tabelë, Topçinjtë janë në pozitën e katërt me 21 pikë, vetëm dy pikë larg Manchester Cityt dhe Liverpoolit që ndajnë pozitën e parë dhe të dytë. /Telegrafi/