Telegrafi

Arsenali luan vetëm për fitore në udhëtim te Watfordi, formacionet zyrtare

Watfordi dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafir të londinezëve në takimin i cili pritet të zhvillohet në ‘Vicarage Road’ me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë ndeshje me formë të lartë me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për t’u ngjitur në top katërshe.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të dobët së fundit, por synojnë rezultat pozitiv për të ikur nga zona që i dërgon në Championship.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Watford: Foster, Hernandez, Dennis, Samir, Louza, Cleverley, Joao Pedro, Kamara, Cathcart, Sissoko, Femenia,

Arsenal: Ramsdale, Cederic, White, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Saka, Odegard, Martinelli, Lacazette.

/Telegrafi/