Telegrafi

Arsenali luan vetëm për fitore në udhëtim te Leedsi, formacionet zyrtare

Leeds Unitedi dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafir të Leedsit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Elland Road” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Mikel Artetas vjen në këtë ndeshje si lider dhe shpreson ta marrë fitoren e katërt radhazi për të krijuar epërsi me ndjekësit në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të dobët në këtë fillim sezoni dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me lojtarët më të mirë, ku te mysafirët nga minuta e parë luan Granit Xhaka.

Leeds: Meslier, Struijk, Kristensen, Koch, Cooper, Adams, Roca, Aaronson, Harrison, Sinisterra, Rodrigo.

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Jesus.

/Telegrafi/