Arsenali ka triumfuar me rezultat të thellë 7-1 në udhëtim te PSV Eindhoven në kuadër të ndeshjes së parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Pas 18-të minutash lojë, Jurrien Timber kaloi Gunners në epërsi me një asistim të Declan Rice.
Pas tre minutash, Ethan Nwaneri dyfishoi epërsinë për Arsenalin, ndërsa Lewis-Skelly ishte asistuesi.
Për 3-0 u përkujdes Mikel Merino, kur shënoi në minutën e 31-të.
Por, Noa Lang ngushtoi epërsinë e Arsenalit në 3-1, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 43-të.
Mirëpo, skuadra londineze e nisi edhe më fuqishëm pjesën e dytë, duke shënuar fillimisht me anë të Martin Odegaard (47’) për 4-1.
Një minutë më vonë, Leandro Trossard shënoi për 5-1 me një asistim të Riccardo Calafiorit.
Odegaard (73’) shënoi edhe golin e dytë personal, për rezultatin 6-1.
Fitoren e Arsenalit e vulosi Calafiori, kur shënoi për 7-1 në minutën e 85-të.
Me Arsenalin që duket se ka siguruar kalimin në çerekfinale, do të përballet me fituesin e duelit tjetër, Real Madrid-Atletico Madrid. /Telegrafi/