Arsenali edhe pse ka qenë duke humbur 2-0 e ka fituar ndeshjen kundër Ludogorets me rezultat 3-2.
Ekipi nga Londra ka arritur që ta kthej rezultatin duke e përfunduar gjysëmlojën e parë me rezultat të barabartë 2-2.
Ekipi bullgar Ludogorets ka udhëhequr 2-0 ndaj topçinjve të Arsenalit, të cilët kanë arritur që ta barazojnë rezultatin, me golat e Xhakës në minutën e 20-të dhe Giroud në minutën e 42- të.
Për bullgarët kanë shënuar Cafu në minutën e 12-të dhe Keseru në minutën e 15 – të.
Në pjesë e dytë Arsenali e kërkoi shumë fitoren, por e gjeti me golin e Mesut Ozil në minutën e 88-të.
Arsenali pas kësaj fitorje ka 10 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jt8C2QMvL6U&feature=share
https://www.youtube.com/watch?v=9JssLUcG40k&feature=youtu.be&a
https://twitter.com/OzilNation/status/793553334191939584
https://twitter.com/SoccerSt_/status/793566629439430656