Arsenali ka fituar në udhëtim ndaj rivalit lokal, Crystal Palace me rezultat 3-2.
Skuadra e Arsene Wengeri i është kthyer fitoreve në Ligën Premier pas barazimit 3-3 me Liverpoolin në një takim të dominuar ndaj Palacet.
Pjesa e parë e takimit është dominuar nga Topçinjtë, por arritën të gjejnë golin në vetëm një rast.
Ishte mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili shënoi në stilin e sulmuesit tipik për 1-0 në minutën e 25-të dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët arritën shpejt ta gjejnë golin e barazimit me anë të Andros Toënsted, i cili shënoi në minutën e 49-të një gol të bukur për 1-1 pas asistimit të Wilfried Zaha.
Megjithatë, Arsenali arriti të kthehet në lojë me dy gola të shpejt të sulmuesit kilian, Alexis Sanchez.
Sanchez fillimisht shënoi në minutën e 62-të për 2-1 pas asistimit të Alexandre Lacazette, ndërsa vetëm katër minuta më vonë shënoi për 3-1 pas asistimit maestral të Jack Wilshere.
Deri në fund te ndeshjes, vendasit arritën të ngushtojnë rezultatin në 3-2 me anë të James Tomkins, i cili në minutën e 89-të vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 2-3.
Pas kësaj fitore, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë, ndërsa Crystali renditet në pozitën e 16-të me 18 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë udhëtojnë të West Bromi, ndërsa Palace e pret në shtëpi Manchester Cityn. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XZR9eTZRkkg