Telegrafi

Arsenali i kthehet fitoreve në Ligën Premier, fiton thellë ndaj Crystal Palace (Video)

during the Premier League match between Arsenal and Crystal Palace at Emirates Stadium on January 20, 2018 in London, England.

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj rivalëve lokal të Crystal Palace me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitoreve pas tri ndeshjeve në kampionat duke mposhtur Palacen në një ndeshje të dominuar.

Topçinjtë u panë të etur për fitore dhe këtë arritën ta sigurojnë qysh në pjesën e parë me katër gola të shënuara.

Monreal shënoi me kokë pas asistimit të Xhakës (Getty Images)

Goli i parë i ndeshjes erdhi qysh në minutën e gjashtë, ku mbrojtësi spanjolle, Nacho Monreal shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Granit Xhakës.

Arsenali arriti të shënojë edhe dy gola të shpejt për tre minuta, ku fillimisht shënoi Alex Iwobi për 2-0 në minutën e dhjetë, ndërsa për 3-0 u përkujdes mbrojtësi francez, Laurent Koscielny, në minutën e 13-të, ku të dytë u shërbyen nga Monreal.

Koscielny shënoi nga afërsia (Getty Images)

Forma e mirë e Arsenalit u pa edhe në minutën e 22-të ku shënoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazette për 4-0 pas asistimit të Mesut Ozil dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Festa e Lacazettes pas golit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, skuadra e Wengerit arriti të menaxhoj mirë lojën dhe rezultatin, ndërsa mysafirët krejt çfarë arritën ishte goli i nderit në minutën e 78-të nga Luka Milivojevic, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, Arsenali renditet në pozitën e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Crystali zë vendin e 13-të në tabelë me 25 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e ardhshme Topçinjtë luajnë në udhëtim te Swansea, ndërsa Palace gjithashtu udhëton te West Hami. /Telegrafi/