Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj rivalëve lokal të Crystal Palace me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ligës Premier.
Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitoreve pas tri ndeshjeve në kampionat duke mposhtur Palacen në një ndeshje të dominuar.
Topçinjtë u panë të etur për fitore dhe këtë arritën ta sigurojnë qysh në pjesën e parë me katër gola të shënuara.
Goli i parë i ndeshjes erdhi qysh në minutën e gjashtë, ku mbrojtësi spanjolle, Nacho Monreal shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Granit Xhakës.
Arsenali arriti të shënojë edhe dy gola të shpejt për tre minuta, ku fillimisht shënoi Alex Iwobi për 2-0 në minutën e dhjetë, ndërsa për 3-0 u përkujdes mbrojtësi francez, Laurent Koscielny, në minutën e 13-të, ku të dytë u shërbyen nga Monreal.
Forma e mirë e Arsenalit u pa edhe në minutën e 22-të ku shënoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazette për 4-0 pas asistimit të Mesut Ozil dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, skuadra e Wengerit arriti të menaxhoj mirë lojën dhe rezultatin, ndërsa mysafirët krejt çfarë arritën ishte goli i nderit në minutën e 78-të nga Luka Milivojevic, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.
Pas kësaj fitore, Arsenali renditet në pozitën e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Crystali zë vendin e 13-të në tabelë me 25 pikë të mbledhura.
Në ndeshjen e ardhshme Topçinjtë luajnë në udhëtim te Swansea, ndërsa Palace gjithashtu udhëton te West Hami. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CKomooN2hfc
https://www.youtube.com/watch?v=SlvmgjsaDVA
https://www.youtube.com/watch?v=Y6Vl1sc1GR4
https://www.youtube.com/watch?v=Z7P8q9zJT_o