Telegrafi

Arsenali i kthehet fitoreve, hije e liderëve (Video)

Arsenali ka fituar ndaj Bournemouthit me rezultat 3-1 në Emirates.

Edhe pse Topçinjtë ishin më të mirë, kjo nuk ishte aspak një fitore e lehtë për ata.

Goli i parë në takim erdhi nga Alexis Sanchez erdhi në minutën e 12-të, ndërsa mysafirët barazuan me anë të Callum Wilson dhe me rezultat me 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Goli i epërsisë së dytë u shënua nga Theo Walcott në minutën e 53-të pas asistimit nga Nacho Monreal.

Në minutat e kohës shtesë shënoi edhe një herë Sanchez pas një asistimi të bukur nga Olivier Giroud.

Vlen të theksohet se në këtë takim nga minuta e parë luajtën dyshja shqiptare Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Pas kësaj fitore Arsenali vazhdon në vendin e katër me 28 pikë, kurse Bournemouthi në vendin e 11-të me 15 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj West Hamit./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bUKV3fiiOmQ

https://www.youtube.com/watch?v=D9l0_9sTTqY

https://www.youtube.com/watch?v=tg6d5NBzSfY