Telegrafi

Arsenali kryen detyrën ndaj Brightonit, vazhdon me fitore në Ligën Premier (Video)

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Brightonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke shënuar fitoren e radhës në ndeshje ndaj Brightonit, të cilën e dominuan për 90 minuta.

Rasti i parë në ndeshje erdhi qysh në minutën e dytë, kur sulmuesi Alexandre Lacazette goditi shtyllën nga një distancë rreth 25 metra, duke treguar kështu që Arsenali ka hyrë për të fituar.

Momenti i goditjes së shtyllës nga Lacazette

Goli i parë i ndeshjes nuk vonoi shumë dhe ishte mbrojtësi Nacho Monreal, i cili u gjend më së miri në zonë, duke shënuar në minutën e 15-të për 1-0, dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

Festa e Topçinjve tek goli i Monrealit

Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Topçinjve, të cilët nuk i ndalën asnjëherë sulmet, deri sa gjetën edhe golin e dytë.

Goli i 2-0 për Arsenalin erdhi në minutën e 56-të të ndeshjes, ku Alex Iwobi shënoi një gol të bukur pas një aksioni model dhe asistimi perfekt të Alexis Sanchez.

Momenti i golit të Iwobit

Deri në fund të takimit, skuadra londineze arriti të menaxhoj mirë ndeshjen duke rrezikuar kohë pas kohe, por shifrat mbetet të pandryshuara dhe Arsenali në fundit fitojë ndaj Brightonit me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e pestë me 13 pikë dhe ndeshjet e radhës luan në udhëtim te Watfordi, ndërsa Brightoni renditet në pozitën e 14-të me shtatë pikë dhe e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=u2fgzSFQB84

https://twitter.com/_hadiisa/status/914467250786131968