Telegrafi

Arsenali komod në triumfin ndaj Newcastle

(Foto: Twitter/afc)

Arsenali ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin në St James’ Park, ku ka luajtur kundër Newcastle United (2-0).

Rezultati u zhbllokua që në minutën e pestë të takimit me golin e Mohamed Elneny, i cili u asistua nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Me epërsi minimale të skuadrës mysafire, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në fraksionin e dytë, Topçinjtë shënuan sërish.

Goli i parë i Mohamed Elneny në Ligën Premier (Foto: Screenshot/Sky Sports)

Falë një asistimi brilant të Gabriel Martinellit, Aubameyang kësaj radhe në rolin e golashënuesit realizoi fluturimthi.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali numëron 49 pikë, katër më pak se Tottenham Hotspur që ndodhet në zonën evropiane.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Newcastle Unitedi ndodhet menjëherë mbi zonën e rrezikshme në tabelë, mirëpo ndodhet nëntë pikë larg /Telegrafi/