Telegrafi

Arsenali kërkon pikët e plota ndaj Leicesterit – formacionet zyrtare

Arsenali është mysafir i Leicesterit për duelin që luhet në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “King Power Stadium”.

Për këtë takim, Dhelprat nuk mund të llogarisin në Ryan Bertrand dhe Justin, që të dy të lënduar.

Në anën tjetër, The Gunners kanë mungesat si Mohamed Elneny dhe Gabriel Jesus, që po ashtu kanë lëndime.

Formacionet bazë:

Leicester: Ward; Castagne, Souttar, Faes, Kristiansen; Dewsbury-Hall, Ndidi; Tete, Praet, Barnes; Iheanacho.

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Jorginho, Xhaka; Saka, Martinelli, Trossard. /Telegrafi/