Telegrafi

Arsenali kërkon Higuain

Marca shkruan se menaxheri i topçinjve, Arsene Wenger, e sheh Higuain si një partner ideal të sulmit për Robin van Persie dhe dëshiron të bëjë ofertë për argjentinasin gjatë verës, nëse jo gjatë këtij muaji.

Reali ia ka bërë të ditur Arsenalit se dëshiron ta mbajë Higuain, edhe pse do të jetë i gatshëm për ta shitur atë në vlerën e rreth 35 milionë eurove.

Në lojë mund të vijë edhe Cesc Fabregas, me të dy ekipet, Real dhe Barcelona të interesuara ta transferojnë atë në sezonin e ardhshëm./Telegrafi/