Arsenali ka arritur të shënojë fitore ndaj Manchester United me rezultat 2-0.
Derbi anglez i buzëqeshi londinezëve që treguan formë të mirë dhe arritën ta mbyllin ndeshjen në pjesën e parë.
Shumë herët u zhbllokua ndeshja, kur në minutën e tetë Nicolas Pepe arriti të shënojë për 1-0.
Dominimi i Arsenalit solli sukses, kur e shënuan edhe golin e dytë pak pa u mbyllur pjesa e parë.
Sokratis përfitoi nga një top që nuk u largua në zonë e United për të shënuar nga afër për 2-0.
Në pjesën e dytë United u munduan të shënojnë, por nuk ia arritën qëllimit.
Andreas Pereira kishte rastin më të mirë, por që nu arriti të shënojë në minutën e 59-të edhe pse kishte rast të artë.
Edhe Aaron Wan-Bissaka provoi, por as ky nuk arriti të shënojë.
Arsenali tani është i 10-ti me 27 pikë, nëntë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Chelsea.
Në anën tjetër United me 31 pikë mbetet në pozitën e pestë. /Telegrafi/
What a goal by Nicolas Pepe 🤯 (got copyrighted) pic.twitter.com/oVSDXRyKty
— JL (@metrolosin) January 1, 2020
https://twitter.com/RCWBS/status/1212475044426928130