Telegrafi

Arsenali katër pikë larg kreut

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Emirates përfundoi me fitoren e Arsenalit me rezultat prej 3-0.

Heroi i vendasve në këtë takim ishte kapiteni Cesc Fabregas, i cili shënoi të dy golat e Topçinjve (65’ dhe 81’), ndërsa goli i tretë u shënua nga Vassiriki Diaby në minutat shtesë të ndeshjes (90’+1).

Me këtë fitore, Arsenali i afrohet liderit Chelsea në katër pikë, ndërsa Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Aston Villa do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më shumë se Tottenham Hotspur që gjendet në pozitën e pestë. /Telegrafi/