Telegrafi

“Arsenali katastrofë, futbollistët nuk po e marrin më seriozisht Wengerin”

Wenger, tmerri i tifozëve të vet Arsenalit.

Ish-portieri i Bayern Munichut, Oliver Kahn, e ka kritikuar shumë Arsenalit, teksa ndihet se lojtarët e tyre nuk janë duke e marrë më seriozisht Arsene Wenger.

Kahn pretendon se ai kurrë nuk ka parë një ekip që të luajë më keq se Arsenali, gjatë humbjes 5-1 ndaj ndaj Bayernit në Allianz Arena të mërkurën, teksa në theks të veçantë e ka kritikuar paraqitjen e bashkëkombësit të tij, Mesut Ozil.

Lexo po ashtu Wenger: 25 minutat e fundit ishin makth për ne!

“Unë kurrë nuk kam parë një ekip të luajë aq keq”, ka thënë fillimisht Kahn për ZDF.

“Bayern luajti ndaj një ekip që luanin katastrofikë keq pa top”, përcjell Telegrafi.

“Lojtarët ishin kaq pasive, sidomos Ozil. Është sikur ata nuk e marrin seriozisht trajneri më”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/