Telegrafi

Arsenali merr pozitën e parë, PSG mbetet e dyta (Video)

Arsenali ka fituar si mysafir i Baselit dhe ka marrë pozitën e parë në grupin A.

Skuadra e Arsene Wenger ka shkatërruar Baselin me rezultat 4-1.

E gjithë ndeshja shkoi nën regjinë e Lucas Perez që shënoi het-trik.

Perez shënoi në minutën e 8-të,  ndërsa e dyfishoi epërsinë në minutën e 16-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Perez e kompletoi het-trikun në 47-të.

Iwobi shënoi golin e katërt për Arsenalin e golin e vetëm për Baselin e shënoi Doumbia.

Në anë tjetër në këtë grup PSG e humbi vendi e parë, pasi barazoi ndaj Ludogorets 2-2.

Virgil Misidzhan e hapi ndeshjen në minutën e 15-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Cavani shënoi për 1-1 një gol të bukur, ndërsa Wanderson ia humbi shpresat parisienëve duke shënuar për 2-1. Golin e barazimit për 2-2 e shënoi Di Maria.

Arsenali ka tubuar 14 pikë, ndërsa PSG 12. /Telegrafi/

Basel – Arsenal 1-4 

https://www.youtube.com/watch?v=gYf5RI3OmTA

PSG- Ludogorets 2-2

https://www.youtube.com/watch?v=p4mDSxZzGhU