Arsenali ka fituar 5-1 përballë Boltonit për të kaluar në rrethin tjetër të Carabao Cup.
Pas vetëm 16-të minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Declan Rice.
Për 2-0 u përkujdes talenti 18-vjeçar Ethan Nwaneri (37’), me një asistim të Raheem Sterling.
Talenti i Arsenali ia doli të realizonte edhe golin e dytë personal, tani me një asistim nga Rice në minutën e 49-të.
Por, Boltoni nuk u dorëzua dhe shënoi golin e nderit me anë të Collins, ndërsa McAtee ishte në rolin e asistuesit.
Sterling e shënoi golin e parë në fanellën e Arsenalit, kur shënoi për 4-1 në minutën e 64-të.
Në minutën e 70-tëë, te Arsenali debutoi edhe lojtari i talentuar shqiptar Maldini Kacurri, që u inkuadrua në vend të Calafioirt.
Për 5-1 më pas shënoi Kai Hvaertz, për të mbyllur këtë fitore të thellë të Arsenalit dhe kalimin tutje në Carabao Cup. /Telegrafi/