Telegrafi

Arsenali kalon në gjysmëfinale duke e eliminuar bindshëm Napolin

Festa e Arsenal pas golit . (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Arsenali ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës duke e eliminuar Napolin me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Ndeshja e zhvilluar në Sao Paolo u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të Arsenalit.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kishin disa raste.

Jose Callejon provoi i pari, ndërsa pas tij gol shënoi Arkadiusz Milik, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Milik provoi edhe pas harkimit të Piotr Zielinskit, por pa sukses.

Në goditjen e parë në portë Arsenali shënoi.

Ishte minuta e 38-të kur Alexandre Lacazette nga goditja e dënimit shënoi për 1-0.

Lacazette. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë me Arsenalin që e menaxhoi lojën dhe rrezikoi dy herë portën me Pierre-Emerick Aubameyang, por që shifrat nuk ndryshuan.

Pierre-Emerick Aubameyang . (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Deri në fund më raste nuk kishte dhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi do të jenë pjesën e gjysmëfinales në Ligën e Evropës. /Telegrafi/