Ndeshja e zhvilluar në Sao Paolo u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të Arsenalit.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kishin disa raste.
Jose Callejon provoi i pari, ndërsa pas tij gol shënoi Arkadiusz Milik, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Milik provoi edhe pas harkimit të Piotr Zielinskit, por pa sukses.
Në goditjen e parë në portë Arsenali shënoi.
https://twitter.com/KXkp8/status/1118968599379505152
Ishte minuta e 38-të kur Alexandre Lacazette nga goditja e dënimit shënoi për 1-0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë me Arsenalin që e menaxhoi lojën dhe rrezikoi dy herë portën me Pierre-Emerick Aubameyang, por që shifrat nuk ndryshuan.
Deri në fund më raste nuk kishte dhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi do të jenë pjesën e gjysmëfinales në Ligën e Evropës. /Telegrafi/