Arsenali është duke shikuar mundësitë në Itali për ta përforcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
Po flasim për Lorenzo Insignen e Naplolit, i cili po kalon në një formë fantastike.
Gazzamercato.it zbulon se vëzhgues të klubin anglez ishin në Bentegodi për të ndjekur nga afër lojtarin në sfidën ndaj Chievo Veronas.
Edhe pse interesimi i Topçinjve është real dhe serioz është e vështirë të thyhet ‘dashuria’ mes Insignes dhe Napolit, edhe pse rinovimi ende nuk ka ardhur.
Deri më tani klubi ka ofruar rrogë sezonale italianit 3,2 milionë euro, plus bonuset, por lojtari kërkon pesë milionë.
Edhe pse distanca ende është e madhe mes ofertës dhe kërkesës, mes palëve ka dëshirë për të gjetur një mes të artë. /Telegrafi/