Telegrafi

Arsenali ka përgatitur ofertë për Wanyama

Arsenal dëshiron të transferojë me çdo kusht yllin e Southamptonit, Victor Wanyama.

Topçinjtë janë të vendosur për të forcuar mesfushën dhe Arsene Wenger e shikon ish-mesfushorin e Celtikut si adekuat për planet e tij.

Sipas TransferMarketWeb, Arsenal është i vendosur që të sjellë Wanyama në Emirates.

Por, që kjo të ndodhë, Topçinjtë duhet paguajnë rreth 15 milionë euro.

Në rast të dështimit të këtij transferimi, Arsenali do të kthejë sytë nga mesfushori i Leicester Cityt, N’Golo Kante. /Telegrafi/