Telegrafi

Arsenali jashtë FA Cup

Ricardo Fuller shënoi një gol të hershëm (2’) për të kaluar vendasit në epërsi, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (42’), Topçinjtë barazuan rezultatin me golin e Denilson.

Mirëpo, Fuller kaloi sërish Stoke Cityn në epërsi në minutën e 78-të, derisa Dean Whitehead vulosi fitoren (86’). /Telegrafi/