Site icon Telegrafi

Arsenali ishte duke rënë me Wengerin, thotë Emery

Unai Emery thotë se Arsenali ishte duke rënë nën drejtimin e Arsene Wengerit, por ka mohuar se ka bërë ndryshime radikale për të ndryshuar lojën e klubit anglez.

Arsenali ka dështuar që të kualifikohet për Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit, duke treguar shenja përmirësimi në sezonin 2018/2019.

“Para se të vinte Wengeri, Arsenali ka festuar me fitore 1-0 dhe u bazua në soliditet defensiv”.

“Me Arsene, ata u bënë ekip sulmues, me lojtarë që ishin të mirë me topin”.

“Dhe kombinimi i mirë ishte Arsenali që kaloi sezonin pa u mposhtur. Por, me kohën kujdesesh vetëm për sulmin dhe lirinë e sulmit, e humbisni strukturën defensive”.

“Ajo që unë dua është që të kombinohen këto dy që të bëhemi më konkurrues. Arsenali ishte duke rënë. Ne është dashur ta ndalonim këtë dhe të ngrisim ekipin”.

“Për ekipin, me të kam folur një herë. Unë e respektoj shumë, por pavarësisht informatave, është dashur që të ndryshoj gjërat. Unë u kam thënë lojtarëve se po startojmë nga pika zero. Edhe tani, katër muaj më vonë, unë kam thënë se jemi vetëm në fillim”, theksoi Emery.

Ai shtoi se palestrën e fitnesit e kanë vënë afër fushës së stërvitjeve për të kombinuar përgatitjen dhe me nutricionistin kanë ndaluar përdorimin e sheqerit dhe përzgjedhja e ushqimit është e shëndetshme. /Telegrafi/

Exit mobile version