Telegrafi

Arsenali interesohet për Stekelenburg

Topçinjtë janë lidhur kohëve të fundit me një transferim të Mark Schwarzer, por transferi ende mbetet për t’u finalizuar. Stekelenburg që vlen rreth 4 milionë euro, ka shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror për Holandën, duke qenë kështu një opsion perfekt për portën e Arsenalit.

“Nuk mendoj se Luiz Suarez do të largohet gjatë kësaj vere, por sa për të tjerët, ka gjasa të mëdha që njëri ose tjetri të largohet. Unë e di se një klub anglez është i interesuar për portierin tonë, kjo është e sigurt”, ka thënë një burim brenda Ajaxit. /Telegrafi/