Site icon Telegrafi

Arsenali interesohet për Puyol

Kontrata aktuale e Puyol me Blaugranët skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ata ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Më herët 31-vjeçari refuzoi një ofertë të Manchester United, ndërkohë që edhe Manchester City është në garë për shërbimet e tij.

Mirëpo, sipas mediave angleze, spanjolli i ka dhënë prioritet Arsenalit, edhe pse më herët gjatë karrierës së tij ka thënë se nëse ndonjëherë largohet nga Barcelona do të dëshironte të luajë për Milanin.

Exit mobile version