Telegrafi

Arsenali ‘i shpall luftë’ Unitedit për portierin Frey

Sipas News of the World, interesimi i skuadrave u rrit dukshëm pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve. Manuel Almunia ka çaluar atëherë kur i nevojitej më shumë Wengerit dhe për këtë arsye ai dëshiron ta zëvendësojë atë me një portier të klasit siç është Frey.

Sidoqoftë, Sir Alex Ferguson është gjithashtu në treg kur dihen kërkimet e tij për pasuesin e Van der Saar. Përkundër asaj se Wenger e mbrojti Almunian dhe qëndrimin e tij në Emirates, një portier i ri për ta forcuar Arsenalin për sezonin e ardhshëm duket të jetë prioritet i Arsenalit.

Nëse ndodh që Arsenali të transferojë Alexander Frey nga Fiorentina, atëherë ky do të duhej të ishte transferi i dytë gjatë verës kur dihet se edhe Marouane Chamakh në rrugë për në Emirates. /Telegrafi/