Telegrafi

Arsenali humb vendin e tretë (Video)

Arsenali ka dështuar të fitojë kundër Crystal Palace në Emirates Stadium, edhe pse e pati epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Goli i Topçinjve erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë. Pas një gabimi në mbrojtjen mysafire, Welbeck e rrëmbeu topin dhe asistoi te Alexis Sanchez, i cili shënoi një gol shumë të bukur me kokë (45’+1).

Vendasit i patën edhe disa raste në pjesën e dytë, por nuk i konkretizuan. Të qetë nuk ishin as vizitorët, edhe ata rrezikonin kohë pas kohe.

Dhe falë asistimit të Emmanuel Adebayor, Yannick Bolasie e barazoi rezultatin (82’).

Ky barazim e lë Arsenalin në vend të katërt në tabelë me pikë të barabarta me Manchester Cityn që është një pozitë më lartë.

Manchester Unitedi është katër pikë prapa dhe do të shpresojë që në pesë ndeshjet e mbetura t’i ndryshojë gjërat për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/