Telegrafi

Arsenali humb edhe nga Fulham, lëshon avantazhin nga dora dhe vazhdon rënin në renditje

Fulhami ka arritur ta mposht  Arsenalin me rezultat 2-1 në derbi e Londrës në kuadër të javës së 20-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi shumë më mirë për Topçinjtë që arritën që në rastin e parë të shënojnë gol.

Zhvillohej minuta e pestë kur Bukayo Saka shënoi nga afër me portën e zbrazët për 1-0.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin shifrat në 1-1 me Raul Jimenez që përfitoi nga asistimi i Tom Cairney.

Fulham mori epërsinë në minutën e 60-të, kur Bobby De Cordova-Reid shënoi për 2-1.

Kjo humbje e zbret Arsenalin në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Fulham me 24 pikë është në mesin e renditjes. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore