Arsenali është treguar bindës në fitoren prej 5-0 kundër Burnleyt, në ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e 14-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang.
Në fund të pjesës së parë, Topçinjtë realizuan sërish me anë të Alexandre Lacazette (45′) dhe me epërsi të dyfishtë vendasit shkuan në pushim.
Nikoqirët vazhduan të shënonin gola edhe në gjysmën e dytë, ndërsa i pari që realizoi në këtë pjesëlojë ishte Sead Kolasinac (54′).
Alex Iwobi shënoi golin e katërt të Topçinjve (64′), ndërsa Aubameyang e gjeti përsëri rrjetën edhe në fraksionin e dytë (75′).
Pas kësaj fitoreje, Arsenali numëron 60 pikë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Europa League, ku pritet të luajë edhe Burnley.
Kundërshtari i radhës i Topçinjve do të jetë Huddersfield Town, ndërsa Burnley do të luajë kundër Bournemouthit. /Telegrafi/