Cardiffi do të përballet me Arsenalin në Emirates në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier, i pari pas zhdukjes së sulmuesit Emiliano Sala.
Të dyja skuadrat do ta nderojnë argjentinasin pas zhdukjes së tij të mistershme.
Sala, 28 vjeç, kishte nënshkruar për Cardiffin më 19 janar dhe do të kishte debutuar sot në Emirates.
Por aeroplani që e barte lojtarin, të hënën e shkuar është zhdukur në kanalin anglez, rrugës për në kryeqytetin e Uellsit.
Arsenali e ka nderuar lojtarin e zhdukur duke e përfshirë atë në listën e skuadrës së Cardiff për ndeshjen që është në programin sot.
Në vend të numrit të skuadrës, Gunners ia kanë vendosur një lule që është stafi dhe tifozët e Cardiffit, do ta kenë po ashtu të vendosur.
Një video është shfaqur edhe në rrjetet sociale që tregon tifozët Bluebirds duke kënduar këngë për Salan në rrugën e Londrës.
Trajneri i Cardiff, Neil Warnock, e ka zbuluar se disa lojtarë të ekipit të tij janë traumatizuar nga tragjedia.
Menaxheri 70-vjeçar e ka konsideruar daljen në pension, duke e quajtur një javë e vështirë për futbollin./Telegrafi/