Arsenali ka filluar kontaktet me Roberto Mancini për ta emëruar trajner në sezonin e ardhshëm.
Trajneri i Nerazzurrëve ka qenë edhe më parë në Ligën Premier trajner duke e stërvitur Manchester City.
Sipas SportMediaset, Arsene Wenger nuk është i bindur që të vazhdojë të qëndrojë në Emirates Stadium për vitin e ardhshëm dhe kryesia e klubit ka filluar të mendojë për alternativa.
Mendohet që një prej trajnerëve që pëlqehet më shumë është Mancini dhe tashmë kanë filluar kontaktet.
Trajnerë tjerë që pëlqehen janë Frank de Boer dhe Diego Simeone. /Telegrafi/