Telegrafi

Arsenali fundos AZ Alkmaarin

Serinë e golave e filloi kapiteni Cesc Fabregas (25’), ndërsa Samir Nasri shënoi golin e dytë (43’) për t’i dërguar skuadrat në pushim me epërsi të dyfishtë të vendasve.

Në minutat e para të pjesë së dytë (52’), Fabregas shënoi golin e dytë personal në ndeshje për të trefishuar epërsinë e Arsenalit, ndërsa Vassiriki Diaby shënoi golin e katërt të Topçinjve (72’).

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Jeremain Lens, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes.

Standard Liege ka dalë fitues përballë Olympiakos Piraeus, në ndeshjen tjetër të Grupit H, duke i mposhtur grekët me rezultat prej 2-0.

Pas kësaj xhiroje, Arsenali kryeson Grupin H me dhjetë pikë, ndërsa Olympiakos gjendet në të dytin me gjashtë pikë. /Telegrafi/