Telegrafi

Arsenali fiton me rikthim, Pepe shkëlqen në fund të ndeshjes

Arsenal . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Arsenali ka fituar me rezultat 3-2 përballë Vitoria Guimaras në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për portugezët që shënuan me Marcus Edwards që në minutën e nëntë.

Në minutën e 32-të Arsenali barazoi me Martinellin pas asistimit të Kieran Tierney  (1-1).

Gabriel Martinelli . (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

Por Guimares sërish kaloi në epërsi me  Bruno Duarte për ta mbyllur pjesën e parë në 2-1.

Arsenali në fundin e ndeshjes e futi në lojë Pepen që është edhe blerja më e shtrenjtë e klubit.

Kieran Tierney . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Ai shënoi në minutat 80 dhe 93 për t’ia fituar Arsenalit ndeshjen me rezultat 3-2.

Arsenal ka nëntë pikë pas tri ndeshjeve. /Telegrafi/