Arsenali ka fituar me rezultat 3-2 përballë Vitoria Guimaras në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi më mirë për portugezët që shënuan me Marcus Edwards që në minutën e nëntë.
Në minutën e 32-të Arsenali barazoi me Martinellin pas asistimit të Kieran Tierney (1-1).
Por Guimares sërish kaloi në epërsi me Bruno Duarte për ta mbyllur pjesën e parë në 2-1.
Arsenali në fundin e ndeshjes e futi në lojë Pepen që është edhe blerja më e shtrenjtë e klubit.
Ai shënoi në minutat 80 dhe 93 për t’ia fituar Arsenalit ndeshjen me rezultat 3-2.
Arsenal ka nëntë pikë pas tri ndeshjeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kORk6wsnj10
https://www.youtube.com/watch?v=Ji_-XvU3_Lk
https://www.youtube.com/watch?v=H6I3SCpJ71c