Telegrafi

Arsenali forcon pozitën e katërt me fitoren ndaj Leeds

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali ka marrë pikë të plota përballë Leeds United (2-1) në ndeshjen e Ligës Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.

Topçinjtë krijuan epërsi të dyfishtë në fraksionin e parë, ndërsa Eddie Nketiah ishte autor i të dy golave (5’ dhe 10’).

Në minutën e 27-të gjërat u përkeqësuan për mysafirët, sepse mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Luke Ayling me karton të kuq.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Përkundër inferioritetit numerik, vizitorët ia dolën ta ngushtojnë rezultatin në gjysmën e dytë me golin e Diego Llorente (66’).

Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e katërt me 66 pikë, katër më shumë se Tottenham Hotspur dhe një më pak se Chelsea që ndodhet në vend të tretë.

Leeds United qëndron në zonën e rrezikut për të rënë nga liga me pikë të barabarta me Burnleyn (një vend më lartë) dhe një pikë prapa Evertonit (dy pozita më lartë). /Telegrafi/