Telegrafi

Arsenali me fitore të pritur ndaj Zurichut për të kaluar tutje si lider i grupit

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Zurich me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Topçinjtë kishin siguruar më herët kalimin nga faza e grupeve, por për ta ishte e rëndësishme pozita e parë në renditje.

Ndeshja nisi praktikisht me gol, kur Kieran Tierney gjuajti bukur në minutën e 17-të për të shënuar për 1-0.

Në pjesën e parë Arsenali rrezikoi edhe me Eddie Nketiah dhe Fabio Vieira, por rezultati nuk ndryshoi.

Sa i pëket fraksionit të dytë, nuk kishte shumë raste ku Zurich tentoi ta barazojë, por pa sukses.

Granit Xhaka pushoi në këtë ndeshje, ndërsa te Zurich luajtën Lindrit Kamberi dhe Fidan Aliti, ndërsa kishte minuta edhe për Bledian Krasniqin.

Blerim Xhemaili, Mirlind Kryeziu dhe Donis Avdijaj munguan shkaku i dëmtimeve.

Arsenal me 15 pikë e mbyll grupin, ndërsa e dyta mbeti PSV që kishte 12 pikë.  Zurichu i shqiptarëve eliminohet nga garat evropiane. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore