Telegrafi

Arsenali fitore me spektakël ndaj Bournemouth, afrohet me kreun e renditjes

Arsenali ka marr fitore në udhëtim te Bournemouth me rezultat 4-0 në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.

Të besuarit e Mikel Artetas e nisën shumë mirë takimin, duke e zhbllokuar që në start.

Zhvillohej minuta e 17-të kur Bukayo Saka shënoi për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë Arsenali fitoi një penallti, ku Martin Odegaard  ishte i saktë për 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Arsenali fitoi penallti, ku kësaj radhe, nga pika e bardhë ishte i saktë Kai Havertz për 3-0.

Ben White shënoi në kohën shtesë për 4-0, duke vulosur formën e mirë që po kalon Arsenali.

Arsenal mori fitoren e pestë këtë sezon, ku me 17 pikë tani është në pozitën e dytë, ndërsa Bournemouth ka vetëm tri pikë dhe është i 18-ti. /Telegrafi/