Arsenali ka shënuar fitore ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Topçinjtë e nisën ndeshjen shumë mirë, duke realizuar që në rastin e parë.
Kai Havertz asistoi te Declan Rice i cili realizoi për 1-0 në minutën e dytë.
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa edhe e dyta ishte pothuajse e njëjtë.
Goli i dytë erdhi në minutën e 66-të, Gabriel Martinelli asistoi te Kai Havertz që shënoi për 2-0.
Krejt në fund, Martin Odegaard shënoi për 3-0, duke i dhënë fitoren e pestë Arsenalit në fazën e grupeve.
Arsenali aktualisht është në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Dinamo Zagreb është i 26-ti me 8 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore