Arsenali ka fituar me vështirësi minimalisht 1-0 ndaj Huddersfield Town në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Arsenalit, por edhe me lojë të ashpër nga të dyja skuadrat që morën nga tre kartonë të verdhë.
Në këta 45 minuta u ndëshkuan me të verdhë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Në pjesën e dytë, Unai Emery vendosi të përforcojë edhe më shumë sulmin pasi skuadra nuk po ishte konkrete në vijën e sulmit dhe kështu arriti të shënoj golin.
Në minutën e 66-të, Mustafi pësoi një lëndim dhe u detyrua ta lëshoj fushën duke u zëvendësuar nga Nacho Monreal.
Pas disa rasteve të krijuara, goli erdhi në minutën e 83-të të ndeshjes nga mesfushori uruguaian, Lucas Torreira.
Torreira shënoi gol të bukur me gërshërë për 1-0 pas asistimit të Pierre-Emerick Aubemayang dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Signing of the season. Lucas Torreira again 🔥🔥🔥🔥🔥 #AFC #COYG https://t.co/cP6MTMwJty
— Fanzine Football (@Fanzine_com) December 8, 2018
Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Huddersfieldi renditet i 18-ti me 10 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë te Southamptoni, ndërsa Huddersfieldi e pret Newcastlen. /Telegrafi/