Site icon Telegrafi

Arsenali fiton me vështirësi ndaj Bournemouthit

Arsenali (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë arritur të marrin një fitore të vështirë, por të shumë madhe para tifozëve të vet në Emirates.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes me anë të David Luiz, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Nicolas Pepe.

Momenti i golit nga Luiz (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat që kërkonin golin.

Megjithatë, rastet për gol ishin të pakta dhe pa arritur të konkretizohet, kështu që në fund Arsenali mori një fitore të madhe 1-0.

Pas kësaj fitore, Topçinjtë e shohin veten në pozitën e tretë me 15 pikë, ndërsa Bournemouth zë vendin e dhjetë me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët udhëtojnë te Sheffield United, teksa Bournemouthi e pret Norwichin. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version