Telegrafi

Arsenali fiton me rikthim ndaj Valencias, Topçinjtë një hap larg finales në EL

Festa e Alexandre Lacazette. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës ndaj Valencias 3-1.

Valencia kaloi e para në epërsi, kur realizoi për 0-1 mbrojtësi Diakhaby me kokë pas harkimit nga Rodrigo në minutën e 11-të.

Por epërsia e spanjollëve nuk zgjati më shumë se shtatë minuta pasi vendasit barazuan rezultatin.

Një bashkëveprim mes dyshes Aubameyang – Lacazette, bëri që sulmuesi francez të shënoj në portën bosh për 1-1.

Arsenal – Valencia . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Në minutën e 26-të Arsenali kaloi në epërsi 2-1, ku pas harkimit fantastik të Granit Xhakës, Alexandre Lacazette shënoi për 2-1.

Valencia tentoi të rikthehej në lojë duke kërkuar golin e barazimit, por një gjë të tillë nuk ia arriti brenda 45 minutave të parë.

Kësisoj 45 minutat e parë të kësaj sfide në Emirates përfunduan me epërsinë e Arsenalit 2-1.

Valencia kishte rast të barazonte rezultatin me të filluar pjesa e dytë, por goditja e Rodrigos u bllokua nga Mustafi.

Arsenal – Valencia. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Arsenali në anën tjetër ka mundur ta ngritë epërsinë në 3-1, por Alexandre Lacazette nuk u tregua i saktë në dy raste në minutat 63 e 68.

Valenca pati një rast tjetër të mirë me francezin Kevin Gamerio në minutën e 74-të, por Peter Cech intervenoi për mrekulli duke evituar golin.

Krejt në fund të ndeshjes, Arsenali shënoi golin e tretë në këtë takim me Pierre Emerick Aubameyang që realizoi pas asistimit nga Kolasinac.

Kësisoj Topçinjtë udhëtojnë drejt Mestallas me dy gola epërsi duke bërë një hap të madh drejt finales së madhe. /Telegrafi/