Telegrafi

Arsenali fiton me rikthim ndaj Rapid Vjenës

Arsenali ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, duke e mposhtur Rapid Vjenën me rezultat 2-1.

Pjesa e parë u mbyll baras edhe pse të dy skuadrat kishin raste për gol.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën 51-të kur Taxiarchis Fountas shënoi për 1-0 pasi përfitoi nga një gabim e Lenos.

 

Arsenali që në këtë takim ishte futur me disa lojtarë të rinj, reagoi duke i futur në lojë Pierre Emeryck Aumbameyang dhe Hectoir Bellerin.

Pas këtyre zëvendësimeve, filloi të rrjedh loja e Arsenalit dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të, kur David Luiz shënoi për 1-1.

 

Pas vetëm katër minutash Arsenali kaloi në epërsi.

Dyshja Bellerin dhe Aumbameyang kombinuan bukur për të shënuar për 2-1.

Deri në fund kishte raste, por rrjetat heshtën, duke i dhënë fitoren topçinjëve, që në këtë ndeshje pushuan Shkodran Mustafin dhe Granit Xhakën. /Telegrafi/