Arsenali ka shënuar një fitore të madhe dhe me rezultat të thellë në udhëtim te Evertoni me rezultat 5-2.
Skuadra e Arsene Wengerit ka fituar ndaj Evertonit në një takim të vështirë ku ka ardhur nga disavazntazhi prej një goli.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit anglez, Wayne Rooney, i cili shënoi një supergol nga distanca në minutën e 12-të të ndeshjes.
Megjithatë, Topçinjtë arritën të kthehen në lojë në pjesën e parë më një gol të shënuar nga mbrojtësi Nacho Monreal (40’), i cili dërgoi skuadrën e tij në pushim me barazim.
Në pjesën e dytë, londinezët u kthyen furishëm në lojë duke treguar se e duan më shumë fitoren, duke shënuar në minutën e 53-të me anë të Mesut Ozil, i cili kaloi skuadrën e tij në epërsi 2-1 pas asistimit të Alexis Sanchezit.
Pas golit të epërsisë, Ozil gjeti edhe asistimit të goli i tretë i skuadrës, i cili u shënua në minutën e 75-të nga sulmuesi anglez, Alexandre Lacazette.
Deri në fund të takimit, Arsenali arriti të shënoj edhe një gol me anë të mesfushorit Aaron Ramsey, i cili shënoi në minutën e 90-të për 4-1, ndërsa për 4-2 shënoi Oumar Niasse.
Goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar 5-2 u shënua nga Alexis Sanchez, i cili shënoi një gol të bukur.
Pas kësaj fitore, Topçinjtë ngjiten në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Evertoni thellohet në pozitën e 18-të me vetëm tetë pikë.
Në takimin e ardhshëm, skuadra e Wengerit luan në shtëpi ndaj Swanseas, teksa Evertoni udhëton te Leicester City. /Telegrafi/
Golazo de Everton Rooney Rooney pic.twitter.com/5RpHVgpHwz
— Carlos Tobar Pavez (@carlostobarp) October 22, 2017
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=emX5AQhq7Qw
https://twitter.com/Tareq7_/status/922101388087386113
https://twitter.com/tahmed91/status/922105420231184384
https://twitter.com/Bastarrica/status/922106489464147968